Reshjet e shiut dhe borës: QMK – defekte të rrymës në shumë rajone!

Reshjet e shiut dhe borës: QMK – defekte të rrymës në shumë rajone!

QMK-ja, konform informacioneve në Sektorin për operacione dhe koordinim, siç përcjell KlanM, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës, që kanë përfshirë territorin e vendit, janë paraqitur defekte në rrjetin elektrodistributiv në shumë pjesë të vendit.

Siç përcjell KlanM komunikatën e QMK-së, ekipe të EVN-së tashmë janë angazhuar për mënjanimin e defekteve.

Sipas QMK-së pa rrymë elektrike janë disa pjesë të Shkupit, Strumicës, fshatrat e Malësisë së Tetovës, Sellcë, Llacë, Brodec, Veshallë, Bozovcë, Vicë dhe Shipkovicë, disa pjesë të veti Nikollës, Kërçovës, Dibrës, fshatra të Gostivarit, Makedonski Brodit etj./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share