Kurti komenton pezullimin e vizitave për ish-krerët e UÇK-së

KOSOVA MUNDËSI TË KUFIZUARA, BASHKË ME KONJUFCËN PUNOJMË PËR TË NDIHMUAR

Institucionet e Kosovës I kanë mundësiatë e kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale ka thënë kryeministri Albin Kurti kur u pyet për vendimin për ndalimin e vizitave dhe telefonave për tre  ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaci, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Kryeministri Kurti tha se bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po punojnë në këtë drejtim.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën” – deklaroi Kurti.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka kritikuar vendimin e Gjykatës Speciale duke thënë se kjo nuk është drejtësi.

“Fakti mbetet se themeluesit e kësaj republike u mbajtën në paraburgim për 2 vite pa gjyq. Një vit me procese të ngadalta. Me këtë ritëm ata do të qëndrojnë edhe 10 vite në paraburgim. Ju prisni që ata të mos diskutojnë se sa i bezdisshëm është procesi? Unë respektoj ligjin. Por kjo nuk është drejtësi” – tha Vlora Çitaku, nënkryetare e PDK-së.

Gjykata Speciale ka vendosur të pezullojë vizitat dhe komunikimet për Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Vendimi vjen pas pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar se të akuzuarit kanë shkelur urdhrat gjyqësorë duke zbuluar informacione konfidenciale të dëshmitarëve të mbrojtur dhe pjesë të dëshmitëve të tyre.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share