Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë – banorët në panik, dalin në rrugë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë lindore, raporton EMSC.

Tërmeti u regjistrua 33 kilometra në juglindje të Malatya, në një thellësi prej tetë kilometrash, përcjell KlanM.

Vetëm tre minuta më vonë, një tjetër tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua pranë Adiyamanit, gjithashtu në Turqinë lindore.

Ndërkaq, siç përcjellin mediat turke, qytetarë të shumtë në zonat ku u ndje tërmeti i sotëm, kanë dalur në rrugë nga frika se mos përsëritet tërmeti katastrofal i para disa muajve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share