Rryma elektrike: Çmimi shkon në duart e EVN Home!

KRRE-ja NUK DO TA PËRCAKTOJË ÇMIMIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

Çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, në vend të Komisionit Rregullator për Energjetikë, do ta caktojë EVN HOME.

KRRE-ja do të ketë obligim vetëm të bëjë kontrollin, por mbetet e pasigurtë nëse mund të intervenojë. Kjo parashihet me ndryshimet e ligjit për energjetikë.

“Nuk do ta caktojmë në këto mënyra, çmimin për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, do ta bëjë EVN HOME, kurse paraprakisht do ta dërgoj për kontroll në KRRE, ku do të kontrollohet nëse zbatohen në rregull sistemet tarifore. Kjo bëhet thuajse në të gjitha vendet, vetëm ne, Serbia dhe Kosova mbetëm vendet ku KRRE-ja përcakton çmimin e energjisë elektrike” – tha Marko Bislimovski, KRRE.

Çmimi i ri i rrymës elektrike duhet të publikohet deri në fund të vitit, kurse do të vlejë nga Janari 2024.

Nga KRRE-ja njoftojnë se nuk do të ketë ndryshime në blloqet tarifore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share