Shkup: Danela Arsovska takon Kryebashkiaken e Durrësit, Emirijana Sako

Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ka realizuar një takim zyrtar pune me Kryebashkiaken e Durrësit, Emirijana Sako.

Sipas komunikatës së Qytetit të Shkupit, është biseduar për shumë tema në sferën e bashkëpunimit të ndërsjelltë të dy qyteteve, këmbimin e përvojave si dhe nisjen e bashkëpunimit konkret.

Është biseduar edhe rritja potenciale e këmbimit tregtar në segmentin e turizmit, bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Njëkohësisht, në takim është dakorduar dinamika adekuate që çon drejt bashkëpunimit konkret për implementimin e projekteve e interes të ndërsjelltë të dy qyteteve, e që nis me vizitën e delegacionit me përfaqësues të sektorëve relevant nga dy qytetet” – thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

Qyteti i Durrësit, qyteti I dytë për nga popullsia në Shqipëri, paraqet qendër historike, kulturore dhe turistike dhe shtë një nga qendrat kryesore ekonomike në Shqipëri.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share