NBA: Fitojnë Indiana e Atlanta, Antetokounmpo realizoi 54 pikë, por ngec Milwaukee

Dy ndeshje të luajtura sot në  kampionatin amerikan të basketbollit NBA,  ku  nuk munguan  edhe  surprizat një fitore  shënuan  vendasit dhe një ekipi mysafirë.

Skuadra  Indiana Pacers befasoi ekipin e Milwaukee, duke e mundiur  me rezultatin e ngushtë 126-124 , në një ndeshje dramatike dhe me kthesa të shumta. Protogonisti kryesor ishte greku Giannis Antetokounmpo, i cili realizoi 54 pikë e 12 kërcime, por që nuk i ndihmuan ekipit për të evituar humbjen.

Nga ana tjetër te Indiana tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë, më efikasi ishte Haliburton me 29 pikë e 10 asiste, Mathurin me 26 pikë e Turner me 21 pikë.

Orlando pësoi në sekondat e fundit nga Atlanta  me rezultatin 119-120, ku shklëlqeu Trae Young i cili realizoi 41 pikë, 4 kërcime e 8 asiste, ndërsa me lojë të mirë dhe efikase u  veçua edhe Jalen Johnson i cili realizoi 19 pikë, 9 kërcime e 2 asiste. Te Orlando  u  dallua Jalen Suggs me  21 pikë, 2 kërcime e 1 asist

Rezultatet

Indiana  – Milwaukee  126 – 124

Orlando – Atlanta 119 – 120

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share