“Lantern” është gati, projekti teknologjik që zbulon abuzimet ndaj fëmijëve

Lind projekti “Lantern”, ose “Ndriçuesi”, me iniciativë të kolosëve teknologjikë për të luftuar shfrytëzimin e abuzimet online ndaj fëmijëve dhe konsiston në vendosjen e praktikave bazë për parandalim dhe monitorim të veprimtarive në rrjetet sociale.

Praktikisht, “Lantern” do të funskionojë si një databazë qendrore nga të cilat organizatat mund të marrin të dhënat, për verifikimin e përdoruesve, dhe për të minimizuar kërcënimet ndaj të miturve.

Procedurat parandaluese, pavarësisht se nuk janë tregues të një abuzimi, mund të ndihmojnë strukturat dhe kontrollin e mëtejshëm me mundësinë për të mbyllur një llogari online dhe për ta adresuar atë tek autoritetet përkatëse.

Paraprakisht, gjatë fazës së testit, platforma “Mega”, i ka kaluar platformës “Lantern” adresa ëeb që me herët i kishin bllokuar për dhunim të sigurisë onlinë mbi të miturit. Pas kësaj, Meta ka përdorur këto informacione të transferuara në “Lantern”, dhe pasi ka ndjekur aktivitetin e tyre ka mbyllur rreth 10 mijë llogari në FB dhe Instagram.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share