Finalja e madhe 5 Nëntor, Love Island Albania premton surpriza!

Zgjidhen 4 finalistët e sezonit të parë të Love Island Albania

Gjysmëfinalja mbrëmjen e kaluar në Love Island nën drejtimin e Luana Vjollcës ka dhuruar emocione të forta teksa publiku zgjodhi 4 çiftet më të preferuar për të shkuar në finalen e madhe të dielën e ardhshme.

Amadea dhe Haris, Ueda dhe Arlind, Erida dhe Aleks, Aishah dhe Everaldo, ishin më të pëlqyerit e publikut dhe ata që nuk ja dolën ishte çifti Deni dhe Xhesika. Nuk munguan as deklaratat e dashurisë e as rrëfimet e sinqerta nga ishullorët.

Ndonëse të gjithë shprehen se kanë gjetur dashurinë brenda, vetëm 1 nga çiftet do ja dalin të rrëmbejnë edhe çmimin e madh prej 50 mijë Eurove. Për të cilin vendos pikërisht publiku me votat e dashurisë.

Olti Curri: Kam përshtypjen se të gjithë njerëzit nga shtëpia, ata që do votojnë për fituesin, ka filluar që të kenë në kokën e tyre historinë perfekte të dashurisë. Megjithatë, më duhet të konfirmoj se gara e televotimit do të jetë shumë e fortë.

Dalina Buzi: Finalja do të jetë ballafaqimi më i fortë midis 4 çifteve dhe atje ne do të kuptojmë se sa reale është dashuria e tyre dhe çfarë sfidash duhet të kalojnë deri në finale.

Si do të jetë finalja të dielën e ardhshme? Drejtuesja e programit Luana Vjollca, ka vendosur të ruajë surprizat për në 5 Nëntor dhe nuk jep detaje por siguron që do të jetë një natë e magjishme dhe plot emocione.

“Padiskutim që do të jetë një nga maratonat më të mëdha televizive live edhe do të ketë magji të paparë, megjithatë nuk zbuloj dot shumë por çfarë është e rëndësishme dhe që ka shumë rëndësi në një reality shoë si Love Island Albania është vota e dashurisë, cili çift meriton fitoren prej 50 mijë Eurosh, kështu që kjo është gjëja më e rëndësishme ku ju duhet të votoni nga e gjitha”.

Kjo është java e fundit e çifteve në shtëpinë e dashurisë, por kush do të jenë ata që do të triumfojnë në fund dhe të provojnë dashurinë e tyre, ndiqeni në Love Island.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share