Volejboll: Shkëndija, Liria dhe Universiteti i Tetovës të bindur në fitore, kundër Vardarit, Borecit dhe Janta Volej

Kampionati  republikan i volejbollit në kategorinë e meshkujve dhe atë të femrave vazhdon të shtunë me ndeshjet e xhiros së dytë.  Në kategorinë e meshkujve  në program janë pesë takime  me që përballja Vesna Probishtip – Strumica, është anuluar.

Klubi i volejbollit Shkëndija pas fitores në xhiron e parë në transfertë kundër Sushevës, të shtunën është nikoqire e Vardarit, ndeshje  kjo e cila do të zhvillohet në sallën sportive “8 Shtatori” te  shkolla e mesme Ekonomike në Tetovë, me fillim në orën 16:00.  Trajneri Durim Luma  para kësaj ndeshja  deklaroi: “ Është një rast i mirë  që edhe në këtë ndeshje  të gjithë lojtarët tanë të kenë mundësi të  japin kontributin e tyre  dhe  të dëshmojnë cilësitë me një  fitore  të radhës. Besoj se ekipi ynë edhe kundër Vardarit  do të shënoi fitore të sigurt”.

 Skuadra  tjetër tetovare Liria e Zherovjanit nesër me fillim në orën 17:30 është  mysafire e Borecit në Veles, me shpresë të madhe se do të vazhdon rrugëtimin e fitoreve. Trajneri i ekipit nga Zherovjani, Sadik Ferati, para transfertës me Borecin për televizionin Klan Maqedoni, deklaroi: ‘‘Duke marrë para  sysh  përforcimet  cilësore ,  dhe pretendimeve tona për këtë kampionat, jam i bindur se pos fitores të sigurt çdo rezultat tjetër do  të paraqiste  befasi. Jemi më cilësor se Boreci dhe presim fitore” tha ai.

Në sallën e shkollës fillore “Nevena Georgieva –Dunja” në Shkup, me fillim në ora  17:00, ndeshje  kampionate  do të zhvillojnë Janta Volej – K.V. Universiteti i Tetovës.  Duke  pasur  para  sysh  se  në hapjen e sezonit  ekipi  studentor  pësoi  humbje  para  tifozëve  vendas nga ekipi kampion, në Shkup udhëton e  bindur  se do të fiton  tre pikët e para. Kë e deklaroi kapiteni Hamza Veseli. “Ajo që mund të themë para kësaj ndeshje është se shkojmë për fitore të sigurt, e përsërisë se ekipin ynë do fitoje”.

Të  dy ndeshjet tjera  takohen: Makedonija Xhio – Susheva  dhe Rabotniçki Shkup – UGD Shtip.

Liga e parë meshkujt, takohen:

Shkëndija – Vardari

Boreci – Liria

Janta Volej – KV Universiteti i Tetovës

Makedonija Xhio – Susheva

Rabotniçki – UGD Shtip

Vesna Probishtip – Strumica është anuluar

Liga e parë – femrat, takohen:

Nakovski Volej – UGD Mladost

Fit Fan Volej – Vardari Vajzat 2019

Flamengo Volej – Viktoria Volej

Vardari EM – Strumica Vajzat    /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share