Jamie Carragher injoroi dyshen fantastike Mohamed Salah dhe Erling Haaland kur emëroi lojtarin e tij të sezonit të deritashëm të Ligës Premier.
Haland ka vazhduar aty ku e la për Manchester Cityn sezonin e kaluar, duke shënuar nëntë gola në nëntë ndeshje të ligës. Ndërsa sulmuesi i Liverpoolit, Salah shënoi dy gola kundër Evertonit në fundjavë, duke e çuar numrin e tij në shtatë gola dhe katër asistime këtë sezon.
Megjithatë, ish-mbrojtësi i Reds, Carragher ka zgjedhur James Maddison si lojtarin më tëe mirë të sezonit deri më tani, pasi ai shënoi golin e tij të parë në shtëpi për klubin e ri Tottenham Hotspur, të hënën mbrëma.
26-vjeçari ka pasur një fillim të mirë të sezonit nën drejtimin e trajnerit Ange Postecoglou që kur kaloi nga Leicester City gjatë verës. Mesfushori ka shënuar tre herë dhe ka dhënë pesë asistime deri tani, duke ndihmuar skuadrën londineze të arrijë majën e tabelës.
Dhe performanca e tij gjatë fitores 2-0 të Tottenhamit ndaj Fulhamit tërhoqi lëvdata nga Carragher në studio, i cili lavdëroi reprezentuesin anglez.
“Unë mendoj se ai ka qenë aq ndikues në atë ndryshim te Spurs. Merita duhet t’i shkojë menaxherit sepse është filozofia dhe stili i tij i lojës, por ai ka qenë një pjesë kryesore e kësaj”, ka thënë fillimisht Carragher për Sky Sports.