Rusia bombardon Kharkivin, 6 viktima

14 persona të tjerë mbetën të plagosur

Të paktën 6 persona humbën jetën ndërsa 14 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi ajror rus ndaj ndërtesës së një poste në rajonin ukrainas të Harkivit. Autoritetet vendase thanë se ndaj ndërtesës pati 2 sulme të njëpasnjëshme

Mykhailo Tsap – oficer policie: Dëmi është i madh, siç mund ta shihni  edhe vetë. Dhjetëra automjete janë dëmtuar, furgonët jashtë ndërtesës dhe makina në parking. Zjarri shkatërroi pothuajse 300 metra katrorë hapësirë.

Punonjësit e postës nuk arritën dot të shkonin në një vendstrehim pasi sirenat e alarmit u aktivizuan vetëm pak sekonda përpara se raketa të godiste ndërtesën.

Guvernatori i këtij rajoni bën me dije se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë në spital. Ky sulm vjen pasi forcat ukrainase dëmtuan dhe shkatërruan pothuajse 50 tanke ruse në vetëm 24 orë, ndërsa trupat e ushtrisë ruse kanë nisur një ofensivë të re në rajonin e Donetskut.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share