Biden: Kemi kapacitet për ta mbështetur edhe Ukrainën edhe Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ShBA-të mund t’i ofrojnë mbështetje edhe Izraelit edhe Ukrainës.

Biden tha se me ndihmën ndaj Izraelit dhe Ukrainës do të ruhet mbrojtja e përgjithshme ndërkombëtare.

“Ne kemi kapacitetin për ta bërë këtë dhe kemi një detyrim, ne jemi kombi thelbësor”.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kombi më i fuqishëm në histori – jo në botë, në historinë e botës. Ne mund të kujdesemi për të dyja këto dhe të ruajmë ende mbrojtjen tonë të përgjithshme ndërkombëtare”, tha Biden, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ShBA-të i kanë dalë në krah Izraelit që prej fillimit të sulmit terrorist të Hamasit.

Deri më tani, raportohet për afro 30 amerikanë të vrarë nga luftimet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share