Sfilata e pazakontë e Balenciaga

Në pasarele ngjiten të afërm dhe miq të stilistit Demna Gvasalia

Në vend të modeleve të njohura në sfilatën e rradhës së markës luksoze Balenciaga në pasarelë parakaluan miq dhe familjarë të  stilistit të njohur Demna Gvasalia.

Nëna e tij hapi sfilatën, duke parakaluar në një pasarelë të gjatë. Ajo kishte veshur taka dhe një pallto të gjatë e të gjerë, blu në njërën anë dhe të të zezë në anën tjetër, të shtrënguar fort në bel me një rrip.

“Është një punë komplekse u shpreh”, para gazetarëve stilisti i njohur ndërsa shpjegoi edhe arsyet se pse ishte zgjedhur si kolonë zanore zëri i aktores franceze Isabelle Huppert. Aktorja dëgjohet duke lexuar udhëzime se si të realizohet një xhaketë.

Qëllimi sipas tij ishte të tregohej pak nga procesi i punës.

Në mbyllje të sfilatës, ishte bashkëshorti i stilistit, Loik Gomez, një artist i njohur i cili veshi një fustan nusërie.

I veshur me një vello të gjatë, të bardhë dantelle mbi kokë, fustani ishte bërë nga shtatë fustane të prera dhe të bëra së bashku.

Klan News

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share