“RADOJIÇIQI NUK ËSHTË TRAJNUAR NË SERBI”
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, i mohoi akuzat e autoriteteve të Kosovës se Serbia, përmes sulmit në Banjskë, ka synuar aneksimin e veriut të Kosovës.
“Ushtria serbe është serioze, organizatë e fuqishme që nuk toleron gënjeshtra. Është ofendim vlerësimi se ushtria serbe ka planifikuar invasion në Kosovë. I përgënjeshtroj pohimet e Prishtinës”, tha Milan Mojsiloviq.
Gjenerali Mojsiloviq, ka theksuar se Milan Radojiçiqi nuk ka marrë pjesë në trajnimet në Serbi, sic tha, nuk ka gjuajtur asnjë plumb e granatë e as që ka qenë pjesëmarrës në aktivitete të ngjashme.
“Disa herë është ftuar, viteve të kaluara, është ftuar për stërvitje, por nuk I është përgjigjur ftesës. Cfarë bën Radojiçiqi në pronën private nuk është cështje e ushtrisë serbe”, tha Milan Mojsiloviq.
Ndërkaq, Ministri serb I Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, tha se kundër Forcave të Armatosura të Serbisë po zhvillohet “një fushatë e vazhdueshme” sa i përket “numrave dhe aktiviteteve të saj, përkatësisht lëvizjes dhe dislokimit të njësive. Sipas tij, KFOR-I duhet të ketë rol më të madh në Kosovë, vecanërisht në mjediset ku jeton pakica serbe.
“Ushtria serbe konsideron se duhet të sigurohet prani më e madhe e njësive të KFOR-it në Kosovë, aty ku jetojnë serbët, që të përmirësohet siguria e tyre. Për këtë shkak, me rëndëi është të vazhdojë dialogu politik, të respektohet Rezoluta 1244 dhe të zbatohet marrëveshja e Kumanovës”, tha Milosh Vuçeviq.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të dielën se Serbia ka planifikuar aneksimin e veriut të Kosovës, përmes sulmit në Banjskë.
Sveçla tha se Kosova ka dëshmi se grupet e armatosura janë përgatitur dhe stërvitur në bazën stërvitore ushtarake afër Jagodinës në Serbi, si dhe në Kopaonik. U publikuan po ashtu fotografi dhe video, që, sipas policisë së Kosovës, janë incizuar nga dronët dhe janë sekuestruar nga grupi i armatosur në Banjskë. Serbia i mohon akuzat e Kosovës se është e përfshirë në këtë sulm, të cilin autoritetet kosovare e cilësuan si akt terrorist./KlanMacedonia