Zelensky bojkoton fjalimin e Lavrovit, largohet nga seanca e Kombeve të Bashkuara

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u largua nga seanca e Këshillit të Sigurimit para se të niste fjalimin ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Ky i fundit mbërriti gjatë ditës së hënë në New York dhe pritet të arsyetojë pushtimin e Ukrainës.

Zelensky bëri thirrje që shtetit rus t’i hiqet e drejta e vetos pasi që “agresori po e përdor ndaj të gjitha përpjekjeve”. Ukraina e konsideron të padrejtë që miliarda njerëz nuk kanë një përfaqësues të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, ndërsa ka Rusia”, tha Zelensky.

Ndërkohë, lideri ukrainas ka publikuar në rrjetet sociale një video ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB, Vassily Nebenzia. Rusia është kritikuar nga të gjitha vendet perëndimore për pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas që nga 24 shkurti i vitit të kaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share