Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së e kanë shndërruar Maqedoninë në tokë një tokë e premtuar e krimit dhe e korrupsionit. Dhe ata janë pikërisht në krye të këtij krimi. Nuk kalon ditë pa dalë në dritë një aferë apo skandal korrupsioni. Ajo që ndodh në vendet e tjera një herë në vit, për fat të keq këtu është bërë një dukuri e përditshme. Për këtë arsye Maqedonia është vendi më i varfër, më i korruptuar dhe më i keqi ekonomikisht në Evropë, thuhet në deklaratën e partisë VMRO-DPMNE.
Nëse një nga këto skandale do të ndodhte në një vend europian, qeveria do të jepte menjëherë dorëheqjen dhe këtu mafia në pushtet nuk i bie syrit. Ata janë hedhur në vjedhje dhe krim sepse e dinë se ditët e tyre janë të numëruara. Ata mendojnë se me ndryshimin e Kodit penal do të shpëtojnë nga përgjegjësia, por e kanë gabim. Çdo kafshatë që kanë vjedhur do të jetë e tyre dhe për çdo qindarkë që kanë vjedhur do të përgjigjen – thonë nga partia e Mickoskit. /KlanMacedonia/