Trajneri i Milanit, Stefano Pioli e ka ftuar Zlatan Ibrahimoviqin në stërvitjen e sotme, pas humbjes së thellë nga Interi 1-5.
Ibrahimoviqi ishte në stërvitjen e sotme para ndeshjes së Milanit në Ligën e Kampionëve, ndaj Newcastle United, sfidë e cila zhvillohet nga të martën duke filluar nga ora 18:45.
Ai është parë duke diskutuar me ekipin së bashku me Piolin.
Ibrahimoviqi u pensionua nga futbolli pesë muaj më herët, pikërisht në fanellën e kuqezinjve.