Shoqata ndërkombëtare e krijuesve dhe artistëve letrarë “Nekazano” nga Tivari në Mal të Zi mblodhi për të gjashtën herë poetë dhe krijues artistikë nga rajoni në një mision unik të promovimit të poezisë së dashurisë, potencialit kulturor dhe turistik të Tivarit.
Në festival morrën pjesë rreth tetëdhjetë pjesëmarrës; poetë, shkrimtarë, kritikë letrarë dhe teoricienët e letërsisë dhe ansamble muzikore.
Poetja tetovare Sadije Aliti ishte pjesëmarrëse e këtij festivali ku prezentoi poezinë shqipe nga Maqedonia e Veriut. “Ishte një nder për mua ftesa për pjesëmarrje në këtë festival ndërkombëtar ku tema ishte e dedikuar për dashurinë, në mesin e një numri të madh poetësh nga rajoni u realizuan takime e miqësi të reja ku na bashkoi vargu poetik, e sidomos vargu i poezisë së dashurisë dhe poezisë erotike, ishte një organizim i mirë dhe me përkushtim, një shetitje dhe vizitë vendeve më atraktive të Tivarit historik”-thekosi mes tjerash Aliti.
Me këtë rast në Tivar u mblodhën rreth tetëdhjetë poetë, shkrimtarë, kritikë letrarë dhe teoricienë të letërsisë.
Në misionin e saj për të promovuar ofertën turistike dhe kulturore të qytetit të Tivarit, Shoqata Nekazano prezantoi mysafirët me Muzeun e Qytetit të Tivarit, Katedralen e Shën. Jovan Vladimirit, qytetin e vjetër të Tivarit, u prezantuan bukuritë dhe trashëgimia kulturore, si dhe shumë objekte kulturore e historike.
Sipas traditës, hapja e festivalit u bë në farin e kuq në valën dytësore, pas Marinës. Në perëndimin e diellit të artë mbi Tivar, pasuan fjalët përshëndetëse të kryetarit të shoqatës Nekazano, Labud N. Lonçarit, ndërsa poetët lexuan poezitë e tyre.
Gjatë performancës së tyre, shumë poetë deklaruan se ky festival është unik për nga forma e organizimit. Në amfiteatrin e Fakultetit të Ekonomisë së Biznesit dhe Juridikut, u mbajtën promovime librash si dhe promovimi i një përmbledhjeje (koleksioni) të përbashkët me poezi dashurie nga 110 autorë, pjesëmarrës në festivalin ndërkombëtar të poezisë.