Këto janë pamjet nga vendngjarja në periferi të Athinës në Greqi, ku 6 persona u gjetën të ekzekutuar brenda një makine me targa gjermane tip Ford.
Mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ka ndodhur masakra në orët e pasditees së sotme.
Sipas shtypit, 25 plumba janë derdhur për të ekzekutuar viktimat. Njëri nga 6 të vrarët u gjet jashtë mjetit.
Mediat greke raportojnë se dyshohet që viktimat të jenë shtetas shqiptar, por kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Nga hetimet paraprake, mendohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve mes bandave.
/tvklan.al