Shkaku i obligimeve të reprezentacionit për dy ndeshjet kualifikuese për “Euro 2024” kundër Italisë më 9 shtator dhe Maltës më shtator, ekipet e Ligës së pare të kampionatit vendor vazhdojnë përgatitjet e tyre për eliminimin e disa lëshimeve eventuale në formacionet e tyre. Aktualisht lideri në renditjen e tabelës klubi i futbollit Shkëndija pauzën dy javore të kampionatit do ta shfrytëzojë për të zhvilluar ndeshjen miqësore me FC Wil në Zvicër.
Kështu që ekipi pas ndeshjes derbi më Shkupin që përfundoi me barazim pa gola pati dy ditë pushim ndërsa më pas ka vazhduar me seancat e rregullta stërvitore
Stafi teknik I KF Shkëndija që drejtohet nga trajneri Ardian Nuhiu në mënyrë intensive po punojnë në eliminimin e disa dobësive me aspektin fizik dhe tekniko taktik. Pauza gjithashtu erdhi në moment të mirë në aspekt të rikuperimit të disa lojtarëve si Qaka, Rexhepi, Shala dhe Ramadani, që ankoheshin në lëndime.
Gjithashtu pauzë dy javore ekipi “kuqezi” do ta shfrytëzojë për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipin zviceran FC Wil. Ekspedita e Shkëndijës t sot udhëton drejt Zvicrës, ku të shtunën (09.09.2023) nga ora 19:00 në “Lidl Arena” zhvillohet miqësorja me FC Wil, ndeshje e cila pritet të ndiqet nga numër i madh i bashkatdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. /KlanMacedonia/