“Love Island Albania” 1.6 milionë shikime në Youtube

Spektakli thyen rekorde shikueshmërie në rrjetet sociale

Spektakli i dashurisë më i ndjekur i momentit në të gjithë botën “Love Island” ka thyer rekorde shikueshmërie tashmë edhe në Shqipëri.

Vetëm në 3 dite transmetim, “Love Island Albania” në drejtimin e Luana Vjollcës ka rrëmbyer plot 1.6 milionë shikime në Youtube, aty ku edhe hidhet emisioni i plotë në pjesë të ndara.

Jo vetëm në Youtube, por edhe në rrjetet e tjera sociale Love Island Albania po përjeton një sukses të vertëte. Mbi 10 milionë impressions në Instagram, 1.2 milionë shikime në TikTok, ndërsa hashtagu Love Island Albania në TikTok ka mbi 24 milionë shikime.

Shifra këto të arritura vetëm me nisjen e Love Island Albania, ku padiskutim nuk mungojnë as faqet e hapura enkas për emisionin nga ndjekësit, të cilët duket se tashmë janë afeksionuar me “Love Island Albania”.

Por ky është vetëm fillimi, sepse shifrat e suksesit janë çdo ditë në rritje!

Love Island Albania mund ta ndiqni çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan!

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share