Mesazhi pas aksionit të policisë në veri
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka marrë një kërcënim nga e ashtuquajtura “Severna Brigada”, apo “Brigada e Veriut”.
“Unë do të bëj vetëgjyqësinë, vetëm prit momentin”, shkruhet në mesazhin në gjuhën serbe.
Ky kërcënim erdhi pas postimit të ministri Xhelal Sveçla për operacionin e policisë në Zveçan, në Veri të Kosovës ku u sekuestruan disa armë automatike, municione dhe granata dore dhe eksploziv.
Kjo organizatë e serbëve së bashku me “Mbrojtjen Civile” u shpallën si terroriste me vendim te posaçëm nga qeveria e Kosovës.
Tv Klan