Kanye West e Bianca Censori, turistët e “çuditshëm”

Në qendër të vëmendjes për shkak të veshjeve të pazakonta

Bianka Sensori dhe Kanie Uest janë dy prej turistëve më të pazakontë që janë shfaqur rrugëve të Italisë këto ditë. Objektivit të paparacëve nuk i ka shpëtuar së fundi një shëtitje e tyre këmbëzbathur në Firence, teksa hynin për të blerë në një dyqan të markës së famshme Balenciaga.

Reperi 46-vjeçar mbante fytyrën gjysmë të mbuluar, siç duket edhe në foto, ashtu si gjatë gjithë udhëtimit të tij nëpër qytetet turistike italiane. Ndërsa bashkëshortja 18 vite më e re ishte në stilin e saj të veshjes, tepër ekstravagante, me veshje të fustan të gjatë të ngushtë dhe transparent, që i lë pak vend fantazisë.

Më herët gjatë kësaj jave, reperi u shfaq gjysmë i zhveshur në publik, teska bënte xhiro me motoskaf taksi nëpër kanalet e Venecias dhe pranë tij edhe bashkëshortja. E lindur në Australi, Bianca Sensori me profesion arkitekte është me origjinë italiane. Çifti u tha se u martua në Janar, ndërsa Kanie Uest kaloi disa romanca afatshkurtra që pas divorcit vitin e kaluar me Kim Kardashian.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share