Me dhimbje e lot, përcillet për në banesën e fundit Klajdi Bitri. I pranishëm dhe ministri Balla

Balla-familjarëve të Klajdit: Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend

“Do ta ndjekim procesin gjyqësor në Itali që drejtësia të shkojë në vend”, kështu është shprehur ministri i Brendshëm Taulant Balla gjatë vizitës së tij në banesën e Klajdi Bitrit, 23-vjeçari nga Lushnja që u vra në Itali të Dielën e kaluar.

Gazetarja e Klan News Anila Sefa raporton se ministri Balla ka ngushëlluar nga afër prindërit e të riut dhe u ka shprehur gatishmërinë e shtetit për të qenë pranë dhimbjes së tyre dhe për çdo nevojë që ata do të kenë.

Është një dhimbje që kurrë s’ka për t’u shuar”, iu drejtua Balla familjarëve.

Në videon e siguruar nga Sefa shihen familjarët dhe vëllai i të ndjerit, i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë babai i Klajdit ritheksoi se nuk heq dorë derisa të gjejë drejtësi për djalin e tij.

Mes dhimbjes e lotëve është kryer ceremonia mortore e të riut Bitri në qytetin e tij të lindjes. Miq e shokë i dhanë lamtumirën e fundit. Mësohet se bashkia e Lushnjes ka dhënë 5 mln lekë të vjetra për shpenzimet e varrimit të Klajdit.

Kujtojmë se i riu u vra nga një algjerian me shtizë peshkimi teksa ai thjesht po përpiqej të shuante një sherr të mikut të tij italian./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share