VMRO: Arsimi në kaos, nxënësit pa libra dhe kushte tjera elementare

Për dy vjet kjo qeveri e paaftë e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka mundur të shtypë tekste shkollore. Nëse do të ishin evropianë, siç nuk janë, sot më 1 shtator ministri i Arsimit dhe Shkencës do të dorëzonte dorëheqjen dhe do t’i pranohej menjëherë. Ky është reagimi i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE për fillimin e vitit shkollor.

“Sot nis një vit i ri shkollor me probleme të mëdha. Mungesa e teksteve shkollore është vetëm një pjesë e majës së ajsbergut të problemeve në arsim. Mësuesit nuk janë të kënaqur me të drejtat e tyre, nxënësit nuk janë të kënaqur me mungesën e teksteve, të gjithë së bashku nuk janë të kënaqur që asgjë nuk po ecën për mirë në infrastrukturën arsimore.

Kaosi që ka sjellë kjo qeverisje e LSDM-së dhe BDI-së në arsim ka pasoja të paparashikueshme në planin afatgjatë. Kjo qeveri e ka shkatërruar arsimin dhe një popull me arsim të shkatërruar është një komb me të ardhme të shkatërruar, reagon partia”, thuhet në reagim.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share