Mbyll sytë fort, shpreh një dëshirë dhe fryji qerpikut të cilin e mban me mollëzat e gishtave… të gjithë e kemi bërë apo vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë !
Por nëse ju ndosh si shpesh t’ju bien qerpikët, atëherë keni një problem shëndetësor, apo diçka nuk shkon me rutinën tuaj të bukurisë. Më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse ju bien qerpikët.
Zakonet e këqija të bukurisë
Nëse jeni aq të kujdesshme sa të hiqni makeup-in çdo natë para se të flini, nuk do të vuani kurrë nga puçrrat apo aknet që shpërthejnë nga hiçi!
Por nëse rutina juaj e bukurisë nuk përfshin pastrimin e lëkurës me pastrues, ujë micelar apo gjithëfarë produkti atëherë me shumë mundësi nuk e keni lëkurën të përsosur ashtu si do të donit. Megjithatë kur vjen puna tek larja e lëkurës, ndodh të bëni një gabim që dot’ju kushtojë jo pak, transmeton living.al.
Kur pastroni grimin nga sytë mos ushtroni forcë kur përdorni pambuqet (nëse i pastroni me ujë micelar) sepse kjo gjë dëmton rrënjët e qerpikëve duke nxitur rënien e tyre. E dimë që mund të habiteni, por asnjë produkt nuk do i pastrojë më mirë sytë nga makeup-i sesa uji me sapun.
Mund të mendoni se ky i fundit do të dëmtojë qerpikët, por ndodh e kundërta. Folikulat e qerpikëve pastrohen më mirë duke nxitur kështu rritjen e tyre.
Inflamacion i gjendrës së lotit
Bllokimi i gjendrave të lotit çon në një inflamacion kronik të folikulave të qerpikëve , duke bërë që këto të fundit të bien. Në rastin e parë që vëreni skuqje, lëngëzim të syve, ndjeni djegie apo kruarje, trajtojeni problemin në kohë para se të bëhet shkak për shqetësime të tjera.
Problemet me tiroiden
Tiroidja kontrollon prodhimin e hormoneve të trupit, por ndonjëherë niveli më i lartë apo i ulët i tyre shkakton jo pak probleme. Si hipotiroidizmi ashtu edhe hipertiroidizmi shkaktojnë këtë problem.
Alopecia
Rënia e qerpikëve mund të vijë nga alopecia ose një tjetër sëmundje autoimune. Kjo gjendje pengon rritjen e flokëve në trupin, kokën ose fytyrën tuaj. Mjekët besojnë se kjo sëmundje bën që trupi të sulmojë folikulat e qimeve !
Sëmundjet kronike inflamatore
Të ngjashme me alopecinë, sëmundjet kronike inflamatore janë rastet kur trupi “sulmon” veten. Për shembull, si artriti reumatoid dhe lupusi mund të “luftojnë” qelizat dhe indet e shëndetshme të nyjeve, organeve dhe enëve të gjakut.
Meqenëse këto sëmundje të brendshme nuk kanë gjithmonë shumë shenja të dukshme, është e rëndësishme t’u kushtohet vëmendje ndryshimeve të vogla por të dukshme – si rënia e qerpikëve.