Mjekësia jep shpresë, gjendet mënyra për të shëruar kancerin që prek fëmijët

Një trajtim i ri ka ngjallur shpresën se një lloj kanceri që zhvillohet në moshën e hershme të fëmijërisë dhe sulmon indet muskulore mund të shërohet.

Shkencëtarët kanë arritur me sukses shndërrimin e qelizave të rabdomiosarkomës në qeliza të shëndetshme, normale muskulore. Kjo mund të sjellë zhvillimin e terapive të reja për këtë sëmundje si dhe llojet e tjera të kancerit.

“Qelizat kthehen në muskul. Tumori humbet të gjitha atributet e kancerit. ato kthehen nga qeliza që duan t’i shndërrojnë edhe të tjerat si ato, në qeliza që merren me lëvizshmërinë. E gjithë energjia fokusohet te lëvizja dhe nuk kthehen dot në gjendjen e shumimit”, shpjegon biologu molekular Christopher Vakoc.

Rabdomiosarkoma është një lloj kanceri që më së shumti prek fëmijët dhe adoleshentët. Zakonisht fillon në muskujt e skeletit nga ku qelizat pësojnë mutacion, shumohen dhe shpërndahen në të gjithë trupin. Është një kancer agresiv dhe shpesh vdekjeprurës sepse gjasat për të mbijetuar janë 50-70%.

Një metodë që ka rezultuar e suksesshme është terapia e diferencimit. Shkencëtarët vunë re se qelizat e leucemisë nuk janë tërësisht të zhvilluara, diçka e ngjashme me qelizat staminale që ende nuk kanë arritur të piqen dhe të përcaktohet lloji i tyre. Terapia e diferencimit i detyron këto qeliza të vazhdojnë zhvillimin dhe të ndahen në qeliza të rritura specifike.

Në rastin e rabdomiosarkomës, shkencëtarët gjetën gjenin që ‘lind’ kancerin dhe bllokon rritjen e qelizave. Ata eleminuan gjenin dhe qelizat vijuan rritjen e tyre si qeliza të shëndetshme muskulore, pa shenja kanceri.

Shkencëtarët shpresojnë që këto teknika të përdoren mbi lloje të tjera kanceri dhe të krijohen medikamente efektive ndaj këtyre sëmundjeve./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share