Një mesazh i ëmbël nga partneri para gjumit ‘çmend’ fluturat në stomakun tuaj dhe ju rikujton arsyet pse e pëlqeni (ose doni) këtë njeri. Nëse jeni duke u njohur me dikë, jeni në një marrëdhënie apo personi i zemrës ndodhet larg, një mesazh që uron “natën e mirë” është një gjest i vogël dhe domethënës.
Dërgimi i mesazhit ‘perfekt’ është një art. Duhet të mendoni: Sa të afërt jeni? Si është natyra e raportit tuaj? Jeni lidhur apo është thjesht diçka kalimtare? Ç’doni të përcillni përmes mesazhit?
Disa ide që mund t’ju shpëtojnë nga situata të ndryshme mund t’i kopjoni kur të dojë zemra për t’i zbukuruar mbrëmjen atij personi.
“Edhe pse kam shumë dëshirë të të mbaj zgjuar, do të të lë të flesh”. – Kjo lë vend edhe për interpretim erotik, ndaj konsideroni fazën e marrëdhënies.
“Prit, harrova, kam për të të treguar diçka”. – Pas kësaj, ‘flini’. Do ta keni shumë të lehtë kur të shihni se ditën tjetër ju pret një mesazh, por mos harroni të keni një histori për të rrëfyer.
“Është shumë vonë. Kisha shumë kohë pa qëndruar deri në këtë orë duke folur me dikë”. – Bëjeni të ndihet i veçantë.
“Nëse kam fat, do më japësh edhe nesër po kaq vëmendje sa sonte. Natën e mirë”. – Do të shihni se ditën tjetër do ju ketë mbërritur një mesazh flirtues.
Nëse doni të tregoheni më romantikë, provoni këto:
“Shihemi në ëndrrat e mia sonte?”
“S’e di akoma pse fle kur kam gjetur njeriun e ëndrrave të mia”.
“Pse e kam kaq të vështirë të ndaloj së foluri me ty dhe të fle?”
“Po të dilje nga mendimet e mia dhe të më lije të flija pak, do ishte mirë”.
Nëse ndodheni larg fizikisht:
“Do jepja gjithçka që të zgjohesha nesër përkrah teje”.
“Gjumi është pjesa ime e preferuar e ditës sepse jam një ditë më pranë takimit me ty”.
“Akoma s’është shpikur teletransportimi? Më mungon, shihemi në ëndrra”./tvklan.al