Barbie është zyrtarisht filmi me më shumë fitime në Amerikën Veriore.
Komedia me regji të Greta Gerwig dhe protagonistë Margot Robbie e Ryan Gosling ka gjeneruar 575.4 milion Dollarë duke rrëzuar nga froni “The Super Mario Bros. Movie”, i cili ka grumbulluar 574 milion Dollarë.
“Barbie” ka fituar 1.3 miliardë Dollarë në nivel botëror dhe parashikohet që shumë shpejt të tejkalojë “Mario” (1.35 miliardë Dollarë).
Të dy prodhimet hollivudiane kanë arritur të kapin shifrën e 1 miliardë Dollarëve duke u bërë të vetmit që kanë këtë sukses.
Xhiroja e rekordeve të “Barbie” filloi që në Korrik me debutimin më të mirë (162 milionë Dollarë) dhe qëndroi në vendin e parë për 4 javë.
Gjithashtu është filmi më fitimprurës me regji nga një grua dhe konsiderohet prodhimi i 14-të më i madh në SHBA dhe i 20-ti në botë./tvklan.al