“SHKATËROHEN PESË GRUPE KRIMINALE, NDËRPRITEN TRI TRANSPORTE TË MARIJUANËS”
Tre kilogram kokain, 7 kilogram amfetaminë dhe thuajse 300 kilogram marijuanë janë konfiskuar nga policia e Maqedonisë së Veriut në gjashtë muajt e parë të këtij viti, njofton KlanM.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se gjatë aksioneve policore është zbuluar edhe një laborator për prodhimin e amfetaminave.
“Janë ndërprerë tre transporte të marijuanës, janë shkatëruar pesë grupe kriminale dhe një aksion Ndërkombëtar në Greqi ku janë konfiskuar 104.6 kilogram kokain” – ka shkruar Spasovski, duke shtuar se gjatë aksioneve policore janë zbuluar 372 vepra penale që lidhen me tregtinë me drogë dhe se penalisht ndiqen 400 kryerës të veprave penale.
Paraprakisht, sic percjell KlanM, në korrik policia kishte kryer bastisje në dy firma për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, ku ishte konstatuar mungesën e rreth 40 kilogram të kanabisit.
Vitin e kaluar, sic njofton KlanM, policia kishte konfiskuar 2.4 ton drogë me vlerë 6 milion euro në tregun e zi. Sipas raportit të MPB-së, vitin e kaluar janë zbuluar mbi 700 vepra penale që lidhen me tregtinë me drogë, ku janë denoncuar 800 kryerës të veprave. /KlanMacedonia/