Kulla Eiffel dhe zona rreth saj në kryeqytetin francez u evakuuan këtë të shtunë si masë paraprake pas një alarmi për bombë. Për 3 orë, një nga vendet më të vizituara të Francës u bllokua derisa ekspertët e policisë kryen kontrollet e nevojshme.
Në fund autoritetet deklaruan se gjithçka ishte një alarm i rremë.
Shumë turistë që ishin nisur të vizitonin monumentin ikonë të Parisit u detyruan të prisnin në radhë në pikun e vapës derisa kërcënimi u anulua.
Tv Klan