Rekord absolut në Botërorin e femrave

Penalltia e Kelly kapi shpejtësinë 110.8 km/h, thyen rekordin e Premier League

Kupa e Botës për femra ka dhuruar emocione të mëdha dhe rekorde absolute. Anglia, një nga favoritet e kompeticionit u kualifikuan në çerekfinale ku do të luajë kundër Kolumbisë. Pasi thyen Kinën, Danimarkën e Haitin, në turin me eliminim direkt sfiduan Nigerinë, përballje që u zgjidh vetëm pas 11 metërshave. Një prej penalltive u ekzekutua nga Kloe Keli.

Lojtarja e Manchester Cityt ishte e saktë, duke goditur fort topin dhe vendosur një rekord. Duke përdorur teknologjinë speciale, përllogaritet se goditja e saj arriti deri në 110.8 kilometra në orë. Goditje e fortë që nuk është shënuar në asnjë prej kampionateve kryesore të Europës në kategorinë e meshkujve. Në Premier League angleze, rekordi mbahej nga sulmuesi i West Hem, Benrahma, me 110.2 kilometra në orë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share