Paralajmëron dentisti: Ky është gabimi fatal që ne bëjmë kur lajmë dhëmbët

Dentisti i njohur Dr Payal Bhalla ka këshilluar të gjithë njerëzit që të shmangin një gabim që ata bëjnë kur lajnë dhëmbët.

Siç shkruajnë mediat e huaja, dentist thotë se furça e dhëmbëve duhet të laget me ujë gjithmonë para aplikimit të pastës.

Dr Bhalla shtoi më tej se një furçë e njomë bën të mundur që dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të mos dëmtohen.

“Përveç kësaj, lagështia ndihmon në aktivizimin e përbërësve të pastës së dhëmbëve, duke i bërë ato më efektive në luftimin e baktereve dhe ruajtjen e higjienës orale”, thotë ai.

Sipas dentistit, në rast se furça mbahet e thatë efektet negative në shëndetin tuaj oral janë të shumta, që  nga gërryerja e smaltit të dhëmbëve e deri te prishja e tyre. Furça e thatë po ashtu acaron mishrat e dhëmbëve duke shkuar deri në inflamacion apo edhe sëmundje të dhëmbëve.

Larja jo e duhur e dhëmbëve shprehet Bhalla mund të çojë në erë të keqe të gojës dhe ndryshim drastik të ngjyrës së dhëmbëve.

Pra, sigurohuni që të lagni furçën tuaj përpara se të lani dhëmbët ose ndryshe do përballeni me shumë efekte negative në shëndetin tuaj oral./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share