Letra e 56 deputetëve për BE dhe SHBA, Kurti: Duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka pranuar një letër të nënshkruar nga 56 deputetë nga Europa dhe SHBA-ja me të cilën i janë drejtuar Brukselit, Washingtonit dhe Londrës me kërkesën për të pasur një politikë balancuese ndaj Kosovës dhe Serbisë. Duke falenderuar këta deputetë kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje këtyre qendrave botërore për qasje më të ashpër ndaj Serbisë.

“Ky lloj i mbështetjes na e forcon përkushtimin tonë për de-eskalim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci, dhe bindjen për ligjshmëri e kushtetutshmëri”

Deputetët ndërkombëtar në mesin e tyre edhe senatorë e kongresistë amerikanë përfshirë edhe nga Ukraina, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kanë bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për sigurinë e rajonit.

Po bëhen tre muaj që po vazhdojnë protestat në tri nga katër komunat veriore ndërsa Kosova tashmë ka arritur marrëveshjen për de-eskalimin e situatës në veri, ndërkohë masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës ende nuk janë hequr.

Pas ndodhive të fundit të vrasjeve në Kosovë, në mbledhjen e qeverisë kryeministri Albin Kurti ka përmendur nevojën e reformës në drejtësi duke thënë se vettingu është zgjidhje për këtë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share