DURO & RADEVSKI- EKIPI I MOTIVUAR NË NIVELIN E DUHUR
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, klubi i futbollit Struga Trim, në pritje të ndeshjes së nesërme kundër ekipit Swift Hesperange nga Luksemburgu , që do të zhvillohet në stadiumin e FFM-së, në kuadër të turit të të tretë të Konferencë Liga, sot u mbajt konferenca zyrtare me gazetar ku i pranishëm ishte trajneri Shpëtim Duro
Trajneri Shpëtim Duro para gazetarëve tha se ekipi është maksimalisht i përgatitur në çdo apekt për këtë ndeshje që vlerë të madhe. Futbollistët janë të motivuar nga sukseset e fundit ndaj edhe pretë që ky rrugëtim i sukseve tëvazhdon edhe pse kanë të bëjnë me një skuadër të fortë dhe me përvojë të madhe në garat evropiane
“Motivimi nuk diskutohet si një skuadër si ne , skuadër e re . Patjetër se e presim jashtëzakonisht me motivim këtë takim sepse pretendojmë dhe jemi pranë play off-it. Friga më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së diel, duke patur para sysh se sikur e kishim haruar kampionatin duke u futur nga ajo atmosferë kupave të europës. Por unë falënderoj skuadrën që u përqëndrua dhe zgjidhi dhe menaxhoi takimin e parë të kampionatit për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme. Kështuqë motivimi është padiskutim i madhë“ deklaroi trajneri Shpëtim Duro.
Futbollisti Marjan Radevski ishte heroi i fitores së madhe në Podgoricë, ai para gazetarve thase se Struga trim Lum është ekipi që funksionon si një trup, ndaj edhe të motivuar e presin ndeshjen e nesërme
“Të gjithë e japin makismumin, të gjithë jemi si një familje. Ndoshta ky është edhe çelsi që kemi një sukases të këtillë dhe mendoj se kjo do të vazhdon edhe më tej si ekip që jemi. Dhe të gjithë së bashku do të arijmë sukses edhe më madh” deklaroi futbollisti Marjan Radevski