Futboll: Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Voska Sport – Shkëndija

Të gjitha rrugët çojnë në “Biljanini Izvori”

Klubi i futbollit Voska Sport,  sot debuton në elitën e futbollit  të Maqedonisë Veriut, ndërsa  shorti deshi  që në ndeshjen debutuese  të përballet  me  simbolin e futbollit  shqiptar në  vendin tone ekipin e Shkëndijës. Ky është një rast i mire që skuadra e Voska Sport të dëshmohet në teren të gjelbër se çfarë cilësish disponon. Nga ana  tjetër është një rast I mire për tifozët  e të dyja skuadrave  që me anim korrekt  të përkrahin ekipet e tyre të zemrës. Andaj  sot të gjitha  rrugët  çojnë drejtë stadiumit “Biljanini Izvori” të Ohrit, ku në orën 17:00,  nis  ndeshja  Voska Sport – Shkëndija.

Në pritje të ndeshjes së sotme , trajneri I Voska Sport,  Miljan Radoviq  për faqen zyrtare të klubit  ka deklaruar.

Sezoni debutues për një skuadër në Ligën e Parë, çdoherë është i vështirë. Kemi realizuar një fazë të mirë të përgatitjeve dhe besojmë se mund të luajmë futboll të mirë. Luajmë përballë një skuadre shumë të mirë si Shkëndija, skuadër që hasi në probleme në garat europiane dhe që është në presion për shkak këtyre ndodhive. Do të tentojmë që të paraqitemi sa më mirë në sezonin e ri dhe të arrijmë qëllimin tonë, mbijetesën në ligë

Drejtësinë në ndeshjen e sotme mes Voska Sport dhe Shkëndija  do ta ndaj arbitri nga  Shkupi Igor Stojçevski. Në ndeshjet tjra  që zhvillohen sot takohen: Struga Trim Lum – Gostivari, Brera Strumica – Vardari, Bregallnica – Sileksi dhe Tikveshi – Makedonija Gj.P. Ndeshja Rabotniçki – Shkupi luhet të hënën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari.   /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share