Ajo që heshtazi flitej në koluare të ndryshme se pas eliminimit të ekipit që në raundin e parë nga garat e Konferencë Ligës nga ekipi Haverfordwest County i Uellsit, si duket do të ketë ndryshime në udhëheqësinë e KF Shkëndija , ndërsa tani më haptas flitet se sërish do të kthehet Visar Bexheti por tani me dy yje të futbollit të këtij klubi Agim Ibraimin dhe Ardian Cuculin me siguri në cilësinë e drejtorit sportive.
Kujtojmë se Visar Bexheti si president I Shkëndijës në peridhën nga viti 2017 deri në vitin 2019, me trajnerin Qatip Osmani fitoi dy tituj kampion në Ligën e Parë, luajti dy herë në “play-off” të Liga Evropës, ndërsa gjithashtu në vitin 2018 fitoi edhe Kupën e Maqedonisë së Veriut.
Do të ketë ndryshime ne ekipin kuqezi apo jo sigurisht se do tësohet së shpejti pasi kampionati fillon me 6 gusht, ndërsa shkëndija është mysafire e Voska Sport në Ohër. /KlanMacedonia/