Liverpooli nis bisedimet me PSG-në për Mbappen

Liverpooli është në bisedime me Paris Saint-Germainin për huazimin e mundshëm të Kylian Mbappes.

PSG-ja është bërë nervoz pasi Mbappe nuk pranoi të negociojë me klubin e Arabisë Saudite Al Hilal, kjo pasi pranuan ofertën prej 300 milionë euro.

Parisienët e kanë drojën se ai do të transferohet si lojtar i lirë te Real Madrid, kur t’i përfundon kontrata aktuale.

Të Kuqtë janë gati t’i ofrojnë Mbappes një huazim njëvjeçar, raporton The Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, kishte vetëm fjalë të mira, në kohën kur ylli francez ishte pjesë e Monacos dhe do të mirëpriste në ekip fituesin e Kupës së Botës.

Kujtojmë, kjo sagë mes Mbappes dhe Parisit ka një muaj që ka filluar, me lojtarin që e filloi së pari, duke deklaruar se nuk do të vazhdojë kontratën aktuale dhe do të largohet vetëm vitin e ardhshëm si transferim i lirë.

Për këtë deklarim, PSG-ja reagoi ashpër duke i dhënë Mbappes një ultimatum, që deri në fund të këtij muaji ose të nënshkruajë kontratën e re ose do të vëhet në shitje – nuk duan që ai të largohet si lojtar i lirë.

Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti kur është pyetur së fundmi për francezin, nuk ka pranuar të deklarohet, duke shtuar vetëm se e ka të kompletuar ekipin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share