Ndërron jetë gazetari i BBC News

Gazetari dhe spikeri i njohur, 67-vjeçari, George Alagiah, ka ndërruar jetë 9 vite pasi u diagostikua me kancer. Ai u diagnostikua me kancer në zorrë të fazës së katërt në 2014 dhe zbuloi në Tetor 2022 se sëmundja i ishte përhapur më tej.

Lajmin e hidhur e bëri me dije agjenti i tij, i cili tha se gazetari “vdiq i qetë, i rrethuar nga familja dhe të dashurit e tij”.

Drejtori i përgjithshëm i BBC, Tim Davie tha:

“Të gjithë në BBC jemi jashtëzakonisht të trishtuar kur dëgjojmë lajmet për George. Ne po mendojmë për familjen e tij në këtë kohë. George ishte një nga gazetarët më të mirë dhe më të guximshëm të gjeneratës së tij, i cili raportoi pa frikë nga e gjithë bota, si dhe prezantoi lajmet me profesionalizëm. Ai ishte më shumë se një gazetar i shquar, audienca mund të ndiente mirësinë, ndjeshmërinë dhe humanizmin e tij të mrekullueshëm. Ai ishte i dashur nga të gjithë dhe do të na mungojë pa masë.”

Redaktori i BBC World Affairs, John Simpson, shprehu përmes një postimi në Twitter të gjithë dhimbjen për humbjen e kolegut të tij.

“Një mik dhe koleg më i butë, më i sjellshëm dhe më i guximshëm do të ishte i vështirë për të gjetur.”

Clive Myrie, duke prezantuar në BBC News, tha:

George na preku të gjithëve këtu në redaksi, me mirësinë dhe bujarinë e tij, ngrohtësinë dhe humorin e tij të mirë. Ne e donim atë këtu në BBC Neës, dhe unë e doja atë si mentor, koleg dhe mik.

Alagiah ishte spiker në lajmet televizive britanike për më shumë se tre dekada, duke prezantuar në BBC News për 20 vitet e fundit. Ai gjithashtu ishte një korrespondent i vlerësuar me çmime, duke raportuar nga vende të ndryshme duke filluar nga Ruanda në Irak./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share