Lajçaku bisedon me Vuçiqin për veriun dhe marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar sot edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pos takimeve që i pati me kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiq ka thënë se me Lajçakun kanë biseduar për takimet e fundit që u zhvilluan në nivelin teknik, dhe për mënyrat se si të ulen tensionet.

“Serbia vazhdon të insistojë që të ketë hapa konkret për të mbrojtur jetët e serbëve që jetojnë në Kosovë”, tha Vuçiq.

“Si dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”, tha ndër tjera ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pritur sot edhe në selinë e NATO-së nga sekretari i përgjithshëm i kësaj aleance, Jens Stoltenberg. Në adresimin para takimit, Vuçiq ka thënë se ndjehet i shqetësuar për situatën në tërë Kosovën.

Ndërkaq, Stoltenberg ka treguar se ndër të tjera do të flasin edhe për situatën në veri të Kosovës, derisa ia ka përmendur ushtarët e lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serb në muajin e kaluar./Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share