Putin paralajmëron tërheqje nga marrëveshja për grurin

“Nuk janë plotësuar kushtet e Moskës”

Çmimet e ushqimeve nëpër botë mund të pësojnë të tjera çrregullime, pasi presidenti rus paralajmëron tërheqjen nga marrëveshja për grurin që skadon javën e ardhshme. Vladimir Putin tha se kërkesat e Rusisë në marrëveshjen e arritur një vit më parë në Stamboll, nuk janë përmbushur, teksa Moska i ka qëndruar me përpikmëri kushteve të kësaj marrëveshjeje. Një prej kërkesave të Moskës është lehtësimi i aksesit në sistemin bankar ndërkombëtar, i bllokuar nga sanksionet ndëshkuese pas nisjes së sulmit në Ukrainë.

Marrëveshja e Korrikut 2022, e ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia mundësoi rikthimin e eksportit të sigurt të grurit nga Ukraina. Analistët thonë se ftohja e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Moskës, pas lirimit nga Turqia të 5 komandantëve ukrainas të njësisë Azov, ka bërë që Putin të luajë kartën e presioneve, por që edhe në rast të mosrinovimit së një marrëveshjeje, nuk mund të pengojë anijet turke të eksportojnë grurin ukrainas.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share