CIO nuk u dërgon ftesa për Paris 2024
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar konfirmoi se nuk do t’i dërgojë ftesa Komitetit Olimpik të Rusisë dhe Bjellorusisë më 26 korrik, një vit përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024.
Ftesat për pjesëmarrjen e sportistëve në Lojërat Paris 2024 do të dërgohen më 26 korrik 2023 për 203 komitetet anëtare, atletët e të cilave do kanë fituar të drejtën për të garuar. Rusia dhe Bjellorusia përjashtohen për shkak të luftës në Ukrainë.
Kjo nuk do të thotë që atletët rusë dhe bjellorusë nuk do të marrin pjesë, në të vërtetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do t’u japë mundësinë atletëve të garojnë si neutralë nën flamurin olimpik. Për këtë vendim, nuk janë marrë parasysh rezultatet e garave kualifikuese për lojërat olimpike. E përjashtuar është edhe Guatemala, pasi Komiteti Olimpik i këtij shteti është pezulluar.
Tv Klan