Komuna e Kisella Vodës do të duhet të paguajë 90 mijë euro për deponimin e paligjshëm të mbeturinave para deponisë “Drisla” në Shkup.
Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski thotë se për një lëvizje të tillë të turbullt nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e ka marrë vesh përmes mediave dhe shton se inspeksionet e qytetit kanë qenë nën presion të madh për të ndëshkuar komunat, të cilat tri ditë më parë kanë pastruar mbeturinat nga rrugët dhe kontejnerët vetë, ndërsa më shumë detaje ka bërë të ditur që ai do t’i bëjë të ditur në konferencën e sotme për media.
Javën e kaluar punëtorët e “Higjiena Komunale” dolën në protestë duke kërkuar të drejta më të larta dhe në shenjë revolte për kolegët e larguar nga puna vendosën të mos i mbledhin mbeturinat në Shkup.
Kryetarët e komunave të Shkupit nga VMRO-DPMNE para tri ditësh u organizuan dhe filluan me pastrimin e komunave që menaxhojnë.