Rama – Kovaçevski: Ballkani i hapur s’ka përfunduar

DO TË PËRQENDROHEMI TE PROCESI I BERLINIT

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski nuk kanë dhënë një përgjigje të prerë se çfarë do të ndodhë me iniciativën “Ballkani u Hapur”, në të cilën së bashku me këto dy shtete, bënte pjesë edhe Serbia. Ata thanë se iniciativa nuk ka përfunduar, por nuk treguan as se si do të vazhdojë. Në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas takimit të punës që u zhvillua në Shkup, Rama e vlerësoi këtë iniciativë të suksesshme, por tha se tani për tani fokusi do të jetë plotësisht te Procesi i Berlinit.

“Nuk dua fare që në këtë proces për organizimin e Procesit të Berlinit dhe për domosdoshmërinë që të gjithë së bashku të futemi nën ombrellën e Procesit të Berlinit, si rezultat i këtij plani të ri që po merr jetë nga ndërveprimi me Brukselin, dëshiroj që Ballkanin e Hapur ta lëmë në një anë. Kaq. Nuk ka dhe s’dua t’i jap askujt mundësi që të flasë për konspiracioni, për alternativa, për paralelizma”, deklaroi Edi Rama.

Ndërkohë, Kovaçevski tha se, iniciativa Ballkani i Hapur nuk është e kundërt me Procesin e Berlinit, ndërsa kjo sipas tij, më së miri matet sipas rezultateve.

“Ballkani i Hapur nuk ka përfunduar misionin, duke pasur parasysh se ai synon vlerat e njëjta që i synon edhe Procesi i Berlinit, si proces më i madh që i përfshin të gjithë pa përjashtim. Për mua është e rëndësishme se, Ballkani Hapur dëshmoi se mund të rritet ndjeshëm vëllimi i tregtisë mes shteteve tona. Në hapësirat e Evropës Juglindore ka 72 iniciativa dhe më vjen mirë që në kuadër të Procesit të Berlinit, iniciativa Ballkani i Hapur u tregua si shumë e mirë”, tha Dimitar Kovaçevski

Vizita e Ramës në Shkup, ishte në kuadër të turnit të tij ballkanik, në kuadër të përgatitjeve të Tiranës për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë.

Kovacevski dhe Rama realizuan, ku në focus të bisedimeve kanë qenë perspektivat dhe përfitimet e Procesit të Berlinit, integrimi në BE, si dhe rëndësia e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh midis dy vendeve fqinje anëtare. Pas takimit kokë më kokë, është mbajtur edhe takimi dypalësh bashkë me delegacionet qeveritare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share