662 objekte pa leje gjatë vitit të kaluar në Maqedoni

mia
mia

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë vitit 2022, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të regjistruara 662 objekte të ndërtuara pa leje, përcjell KlanM.

“Sipas llojit të objektit, pa leje janë ndërtuar 111 objekte për banim[1]) (16.8 %), 101 mbindërtime, adaptime dhe meremetime (15.3 %), 58 objekte afariste (8.8 %), 94 garazhe (14.2 %), 125 gardhe (18.9 %), 5 shkallë (0.8 %), 19 terrasa (2.9 %), 5 terrasa verore (0.8 %), 50 mburoja (7.6 %), 15 objekte të përkohshme-të afatizuara (2.3 %) dhe 79 objekte ndihmëse (11.9 %)”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikës.

Numri më i madh i objekteve të ndërtuara pa leje apo rreth 96.2 %, sipas EShS janë në pronësi private./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share