LSDM: Vetëm Bullgaria dhe Mickoski janë të pakënaqur me mbështetjen e Gjermanisë për vendin

Vetëm Bullgaria dhe Mickoski janë të pakënaqur me mbështetjen e fortë dhe të qartë të Gjermanisë dhe kancelarit Olaf Scholz për të ardhmen evropiane të vendit dhe për identitetin, gjuhën dhe veçantinë maqedonase. Kështu thonë nga LSDM-ja në pushtet duke akuzuar VMRO-në opozitare dhe kreun e saj si politikan destruktiv, përcjell KlanM.

“Ndryshimi shumë i shpeshtë i pikëpamjeve të Mickoskit për të ardhmen evropiane të vendit, për gjuhën maqedonase, nuk flet mirë për të dhe tregon se ai mund të jetë plotësisht i humbur. Mickoski ka një mundësi unike për t’iu bashkuar procesit të realizimit të qëllimit strategjik të anëtarësimit në BE. Nëse e shpërdoron këtë shans, atëherë patjetër do të mbahet mend si peng i Apasiev-it, si një politikan që gjithmonë, pa përjashtim, nuk ka përkrahur asnjë vendim për të ardhmen e vendit dhe ka bërë gjithçka për të ndalur përparimin e shtetit”, thuhet në reagimin e LSDM-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share