Policia mjeko-ligjore e SPB Manastir në bashkëpunim me zyrtarë policorë të Krushevës dje (26.06.2023), pas një urdhëresë të pranuar paraprakisht nga gjykata, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe lokalet e P.K.(71) nga Krusheva.
Gjatë kontrollit janë gjetur mbi 60 pushkë, mbi 60 pistoleta dhe rreth 2000 copë municione gjuetie e luftarake të kalibrave të ndryshëm, si dhe pjesë të ndryshme për pushkë dhe pistoleta.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes ndaj personit do të bëhet parashtresa përkatëse.