Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë sot për në Bruksel, ku do të pritet nga presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Takimi i Ramës me Michel do të mbahet në orën 12 e 30, njofton Klankosova.tv
Sipas mediave në Shqipëri, çështja kryesore e diskutimit në takimin e Ramës me Michel do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nevoja për të ulur në një tryeze Aleksandër Vuçiqin me Albin Kurtin.