Te Juventusi ka paqartësi sa i përket stolit! Në Arabinë Saudite nuk heqin dorë për trajnerin toskan dhe i kanë bërë një ofertë tunduese.
Klubi i Al Hilal i ka ofruar 90 milionë euro për tri sezone, përveçse një bonusi prej 10 milionë eurosh që toskani do ta marrë në momentin që do të hedhë firmën. Allegri në total do të përfitojë katër herë më shumë se sa merr te Juventusi, klub me të cilin ka kontratë edhe për dy sezone të tjera, raporton Sportmediaset.
Por oferta faraonike mund ta joshë toskanin që të nisë një kapitull të ri në Ligën Profeisonsite Saudite, në të cilën po afrohen yje të futbollit.
Te “Zonja e Vjetër” janë duke shqyrtuar altenativa të tjera për stolin. I pari në listë është Igor Tudor. Kroati i cili ka një ADN juventine pëlqehet shumë nga drejtuesit, ndërsa befasoi duke u larguar nga Marseja “për motive personale” pasi e udhëhoqi ekipin në vendin e tretë në Ligue 1.
Ëndrra e tifozëve bardhezi është Zinedin Zidan. Francezi po pret ofertën e duhur, e nuk do t’i thoshte jo rikthimit te bardhezinjtë, ku ka bërë historinë. Por emërimi i tij në këtë detyrë, do të jetë i kushtueshëm për “Zonjën e Vjetër” që në vitet e fundit ka pasur probleme financiare.
Klan News