Shefi i ushtrisë serbe: Kërkojmë reagim urgjent nga KFOR-i

“Do ta zbatojmë urdhërin e komandantit suprem”

Kryeshefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, gatë një press-konference të jashtëzakonshme, siç njofton KlanM, ka kërkuar reagimin urgjent të KFOR-it dhe institucioneve tjera ndërkombëtare të sigurisë, siç tha, të sigurojnë mbrojtje për serbët në Kosovë.

“Konform fakteve kam njoftuar Komandantin e KFOR-it që më shqetësim të thellë ndjekim zhvillimet dhe kërkojmë masa urgjente për të mbrojtur popullin serb. Kjo është lutja jonë për KFOR-in dhe institucionet tjera ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë”, tha Milan Mojsiloviq, Kryeshef i Shtatmadhorisë së ushtrisë serbe.

Gjenerali Mojsiloviq ka theksuar se ushtria serbe realizon obligimet nga Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, por siç tha, bashkësia ndërkombëtare nuk i realizon obligimet e saj.

“Nëse Ushtria serbe merr urdhër nga Komandanti suprem, të gjitha detyrat që dalin rreth krizës së sigurisë, do t`i realizojë në tërësi”, tha Mojsiloviq.

Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç percjell KlanM, u rritën në fund të muajit të kaluar kur autoritetet nisën të zbatojnë rezultatin e zgjedhjeve të 23 prillit, të bojkotuara nga partitë politike serbe. Në komunat veriore grupe qytetarësh serbë po vazhdojnë të kundërshtojnë vendosjen nëpër zyra komunale të kryetarëve shqiptarë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share